Talenti i Dortmund i thur elozhe Interit: Kanë shumë pika të forta!

17:09 | 21/10/201917:090

Të mërkurën në mbrëmje, Interi përballet kundër Borussia Dortmund, sfidë e vlefshme për grupin F në Champions League. Zikaltërit do të synojnë fitoren në fushën e tyre, përballë një rivali direkt për kualifikim. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe kështu mendon edhe mbrojtësi i Dortmundit, Manuel Akanji.

Talenti i mbrojtjes verdhezi ka folur para sfidës ndaj zikaltërve, duke thënë: “Interin e kemi studiuar, dhe unë personalisht i kam ndjekur në disa ndeshje. Janë shumë të fortë në mbrojtje, ekip agresiv dhe që i thyen shpejt aksionet e kundërshtarëve.

Kjo është një nga pikat e tyre më të forta. Edhe në sulm, lojtarët kanë treguar se dinë të shënojnë. Do të jetë një transfertë e vështirë për ne, por vijmë me besim në këtë sfidë”, përfundoi Akanji. Dortmundi mposhti M’Gladbach në fundjavë me rezultatin 1-0, ndërsa Interi triumfoi përballë Sassuolos me rezultatin 3-4./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono