Taksat mbi pagën/ BB: Në Shqipëri, dy herë më të larta se në rajon

17:05 | 03/04/2019

Banka Botërore vlerëson se në Shqipëri taksat mbi pagat janë dy herë më të larta se në rajon. Norma progresive prej 23% sipas institucionit financiar ndërkombëtar është unike në Ballkanin Perëndimor.

Taksat mbi pagën në Shqipëri janë dy herë më të rënda se sa në vendet e tjera të rajonit. Vlerësimi vjen nga Banka Botërore në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor ku institucionin monetar ndërkombetar thotë se norma progresive prej 23%, është unike në të gjithë rajonin dhe dukshëm më e lartë se sa ajo që aplikojnë vendet e tjera fqinje. Bashkë me Shqipërinë, në Ballkanin Perëndimor janë dhe dy vende të tjera, të cilat i taksojnë pagat me tatim progresiv. Ato janë Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por të dyja këto vende kanë taksa dukshëm më të ulëta se Shqipëria mbi rrogat e punonjësve.  Sipas Bankës Botërore, në Maqedoninë e Veriut taksa maksimale mbi pagën është 18 për qind, ndërsa në Kosovë ajo është 10 për qind. Në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbi, Bosnjë dhe në Malin e Zi pagat taksohen me taksën e sheshtë 10 për qind, pavarësisht nivelit të tyre. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono