Taksa serbe, rritet eksporti i produkteve shqiptare drejt Kosovës

13:35 | 07/03/2019

Taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës ka ndikuar në rritjen e exportit të produkteve shqiptare drejt Kosovës. Vitin e kaluar rritja ka ishte rreth 40% ndërsa vetëm dy muajt e parë të këtij viti është 22% më shumë.

Prej se është vendosur taksa  100 % për produktet serbe dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës ka rënë dukshëm importi i produkteve nga këto dy vende.Sipas zëdhënësit të doganave të Kosovës Adriatik Stavileci importi I produkeve nga këto dy vende ka rënë deri në 99%.

Nga 1.2 deri në 1. 4 milion euro importe nga Serbia dhe Boznja tash ato kanë rënë nga 7-8 mijë euro një mesatare në ditë.

Ndërkohë është rritur importi i produkeve nga Shqipëria.

Përveq në vitin 2018 edhe në vitin 2019 ka vazhduar me një fluks I importit nga Shqipëria. Në vitin 2018 rritja në krahasim me periudhën paraprake ishte rreth 40% të produkteve shqiptare të eksportuara në Kosovë. Këtë vit kemi një fillim shumë të mirë. Kemi pas 22% të produkeve të importuara nga Shqipëria.

Pronarët e markete të mëdha në Kosovë ndonëse jo para kamerave thonë se ato produkte serbe dhe boshnjake që janë harxhuar në stok nuk janë zëvendësuar më.

Ato produkte të huaja të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë janë shtrenjtuar pas taksës 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës. P.sh pashteta argeta është product slloven i cili prodhohet në Bosnjë e Hercegovinë, nga 65 cent sa ka qenë më parë ky product, tash është 1 euro e 15. Cent.

Qytetarët kanë filluar ti zëvendësojnë produktet serbe me produkte të tjera.

Qeveria e Kosovës ka vënë taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjë e Hercegovinës si dhe produkteve të huaja që prodhohen në këto dy vende në nëntor të vitit të kaluar. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono