Takimi Veri-Jug, Trump mirëpret zhvillimet koreane

22:47 | 06/03/2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur deklaratat pozitive të bëra këtë të martë nga delegacioni koreano-jugor që ishte në Veriun fqinj. Përfaqësuesit e Seulit deklaruan se Peniani ka treguar vullnet për të pezulluar testet e raketave gjatë bisedimeve eventuale me Shtetet e Bashkuara për eleminimin e arsenalit bërthamor. Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka refuzuar të thotë nëse do të ketë kushte paraprake për t’u ulur në bisedime me regjimin koreano-verior. Zhvillimet fundit vijnë pas disa muaj të mbushur me fyerje e ofendime mes Trump dhe liderit të vendit aziatik, Kim Jong un. “Kemi bërë një rrugë të gjatë me Korenë e Veriut, të paktën në retorikë. Por deklaratat që vijnë janë shumë pozitive”, tha Trump nga Dhoma Ovale, ku priti në një takim kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono