Takimi me trajnerët e kombëtareve, FSHF “gozhdon” vetëm dy

23:42 | 09/12/201923:420

FSHF ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me takimin e bërë sot në ambientet e saj me trajnerët e kombëtareve të moshave, meshkuj dhe femra, si dhe me teknikun Edoardo Reja, që do të konfirmohet edhe zyrtarisht në krye të kuqezinjve.

Në analizë ka pasur edhe kritika dhe në njoftimin e FSHF-së thuhet se zhgënjimi më i madh është me dy kombëtaret e moshave që drejtohen nga Nevil Dede dhe Elvin Beqiri. “Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF, datë 9 dhjetor 2019, një analizë vjetore në lidhje me ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.

Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik Dzemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e ngjyrave kuqezi, së bashku me teknikët e femrave dhe grupmoshave të Shqipërisë. Drejtuesit më të lartë të FSHF bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19, ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha.

Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono