Takimi me Ramën, Meta: Diskutuam për negociatat me BE dhe ato me Greqinë

12:27 | 14/06/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zbardhi detaje nga takimi që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë. Negociatat me Bashkimin Europian dhe ato me Greqinë, sipas kreut të shtetit ishin në qendër të diskutimeve mes tyre.

“Takimi i djeshëm me kryeministrin Rama ka qenë një takim normal, ku janë diskutuar çështje të ndryshme, kryesisht lidhur me rëndësinë e çëljes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, ku shpresojmë që një vendim pozitiv dhe në mbështetje të rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian të merret gjatë këtij muaji. Natyrisht që  edhe për ecurinë e negociatave Greqinë kemi diskutuar. Jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme pasi institucioni i Presidentit pret informacione edhe më të plota sipas standardeve më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështjeje. Unë mendoj se në cilindo rast, çelja e negociatave e ndihmon Shqipërinë që të adresojë edhe më mirë, më me efikasitet luftën kundër korrupsioni, kundër krimit të organizuar, reformëën në administratën publike. Pra të gjitha çështjet kyçe të vetë ecurisë së integrimit dhe anëtarësimit dhe në çdo rast negociatat do të fillojnë nga ata kapituj sensitivë, ku në qendër të vëmendjes janë pikërisht këto çështje”, tha Meta.


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono