Takimi i mundshëm Rama-Basha? Përgjigjet Ivi Kaso

21:01 | 09/09/201921:010

I pyetur në ABC News nëse projektohet një takim mes kryeministri Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha për t’i dhënë fund ngërçit politik, sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso u shpreh skeptik, pasi opozita nuk lëviz nga kërkesat e saj.

“Nëse mendoni se lëvizjet tyre janë prelud i takimit Rama-Basha, unë jam skeptik. Si Rama e Basha aty kanë qenë, ka patur dhe ftesa publike nga Rama dhe për shkak të kërkesave të opozitës e pamundësonin këtë takim. Basha e ka bërë shumë herë të qartë këtë”.

Kaso nuk përjashtoi domosdoshmërinë e një takimi, por theksoi se takimi nuk do të ishte rrugëdalje nga kriza që vetë Rama ka provokuar.

“A do ishte e nevojshme që palët të ulen dhe t’i japin fund krizës në vend? Palët duhet të ulen dhe është e nevojshme, është koha për pakt kombëtar, për t’i kthyer demokracinë dhe sundimin ligjit këtij vendi.

Nuk besoj se takimi me të do ishte rrugëdalje nga kriza që ai vetë ka provokuar.

Ka një vendimarrje të kryesisë dhe këshillit kombëtar të PD, që të bëjë përpjekjet për zgjidhjen e krizës duke u nisur nga disa piketa, që nuk kanë ndryshuar dhe piketa kryesore është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore, që vendos disa rregulla loje. Shqiptarëve do u paraqitet platforma e opozitës për daljen nga kriza”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono