Takimi Conte – Di Maio – Salvini: Qeveria italiane kalon krizën

10:47 | 10/01/2019

Pas takimin mes kryeministrit Italian Konte me dy zv/kryeministrat Salvini dhe Di Maio, ministri i brendshëm u shpreh i kënaqur nga përfundimi. Duke iu referuar temës së emigrantëve, që ishte dhe arsyeja e takimit, Salvini tha se takime të tilla duhen bërë para marrjes së vendimeve.

Çështja e emigrantëve mori një përfundim pozitiv pas takimit mes kryeministrit Xhuzepe Konte, dhe dy zëvendës kryeministrave Salvini dhe di Maio. Qeveria italiane ka kaluar në këtë mënyrë krizën e krijuar për sa i përket pritjes në vend të emigrantëve të bllokuar prej javësh në brigjet e Maltës. Kryeministria konfirmoi me anë të një deklarate për media se do të prisnin në vend gra dhe fëmijë pa ndarë familjet që do të vendosen në kishën Valdeze e cila do i mbajë me shpenzimet e saj. Bëhet fjalë për pak më shumë se 10 persona.

Ministri i Brendshëm Italian Salvini deklaroi pas takimit se qeveria është e bashkuar në qëndrimin se duhet ndjekur një linjë e ashpër, potet do mbahen të mbyllura dhe do të vazhdojë lufta ndaj skafistëve. Edhe Salvini theksoi se emigrantët e fundit që do të hyjnë në Itali nuk do të kenë asnjë kosto për qytetarët italianë. Por Salvini kritikoi sërish kryeministritn Konte duke thënë se takime të tilla duhet të bëhen para marrjes së vendimeve, pasi si ministër i brendshëm i takon atij të menaxhojë situatën me emigrantët.

Ai gjithashtu këmbënguli se nuk ndryshonte ide duke premtuar se nuk do të ketë asnjë emigrant më shumë në Itali deri sa Europa të respektojë detyrimet e saj duke shpërndarë 200 emigrantët që ndodhen në Katania prej muajsh, në Gjermani, Holandë e shtatë vende të tjera europiane. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono