Takim për drogën në Lezhë/Prokurori: Një shkollë ishte magazinë kanabisi

13:19 | 13/03/2018

Në një takim kundra drogës në Lezhë vendorët kanë bërë pohime të forta. Një ndër ta ishte Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi i cili tha se e dinte ku mbillej kanabis sativa në Mirditë, kurse prokurori i Kurbinit ngriti dyshime që droga mund të magazinohej në shkolla.

Droga nuk është më tabu. Pushtetarët në Lezhë dinë shumë për të. Për këtë shërbeu takimin i përbashkët polici vendore. Prefekti Gjergj Prendi dhe pse nuk tha se e kishte denoncuar si rast, në prani të titullarëve të lartë të Policisë së Shtetit, bëri këtë deklaratë:

“Nuk ka më kultivim, trafikim të lëndëve narkotike. Dhe kur prefekti e di ju me veprimet e mosveprimet keni konsumuar elementë të veprës penale”.

Edhe më e fortë ishte deklarata e kryeprokurorit të Kurbinit.  Zeqir Hoda ngriti dyshimet se ambjentet e shkollave rrezikohen për magazinim të lëndes narkotike.

“Ne në Kurbin kemi një rast ku ambjentet një shkolle nëntëvjeçare shfrytëzohen për magazinim të lëndëve narkotike”- deklaroi Kryeprokurori i Kurbinit, Zeqir Hoda.

I ndjekur nga deklarimet e kryebashkiakut të Kurbinit dhe Drejtori i Arsimit në Lezhë tha se droga ka hyrë në shkolla. Takimi vazhdoi me raportin për vitin e kaluar që sipas drejtorit të Policisë Lezha ishte një zonë me risk të lartë. Kurse për kryetarin e bashkisë problemi zgjidhet jo me aksion selektiv, por me seriozitet./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono