Takaj, 70 mijë euro premio për fitimin e Kupës

22:14 | 07/05/2019

Presidenti i skuadrës së Skënderbeut, Ardian Takaj ka premtuar një premio prej 70 mijë euro në rast se klubi fiton Kupën e Shqipërisë. Fituesja e Kupës kalifikohet direkt për në garat euopiane sezonin e ardhshëm.

Skënderbeu pret vendimin e CAS por për prestigj dhe për të dhënë shumë mesazhe kërkon që të nxjerrë jashtë Kukësin nga Kupa dhe të bëjë të vetën këtë trofe, dhe në një situatë të tillë. Dhe një diçka e tillë do të ishte shumë pozitive edhe për trajnerin Shehi.

Skuadra model e këtyre viteve në futbollin shqiptar tashmë në kampionat ka dështuar dhe i vetmi objektiv mbetet Kupa e Shqipërisë. Ndeshja e parë gjysmëfinale është humbur ndaj Kukësit me rezultatin 2-1, ndërsa shpresohet që në takimin e dytë “Ujqërit e Dëborës” të arrijnë të kualifikohen.

Dhe menjëherë ka ardhur edhe lëvizja inkurajuese e president Takajt, i cili kërkon të mos e mbyllë pa trofe këtë sezon dhe ka menduar që të motivojë futbollistët e tij me një premio të majme.

Sipas Panorama Sport bëhet me dije se drejtuesit korçarë kanë vendosur në dispozicion të skuadrës një premio prej 70 mijë eurosh në rast se fitojnë Kupën.  Pozitat e klubit kampion në fuqi nuk janë të mira, pasi e ardhmja e tyre varet nga vendimi i CAS-it, ata janë të dënuar për 10 vite që të mos marrin pjesë në Kupat e Europës.

Në rast se ky vendim mbetet në fuqi, drejtuesit do të rishikojnë pozitat e tyre, ndërsa në Korçë ka optimizëm se mund të fitojnë apelimin në CAS./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono