Tahiri uron në facebook ditëlindjen e PS: Do ringrihemi

19:34 | 12/06/2018

Në një postim në rrjetet sociale ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti socialist, Saimir Tahiri ka uruar 27-vjetorin e Partisë Socialiste.

Tahiri pranon se jeta ka momente të vështira dhe këtë gjë e ka kuptuar me situatën që po përjeton, por shprehet se e afërt do të jetë dita kur do të ringrihen dhe për të mos u përkulur përpara padrejtësisë.

“Nga 27 vjet, kam jetuar pak më shumë se gjysmën e tyre mes shumë burrash e grash, të rinj e të reja në PS. Disa nuk jetojnë më, të tjerë jeta u ka hapur rrugë të reja, shumë janë ende e shumë bashkohen. Kam pasur privilegjin të njoh shumë, të flas, të debatoj e mbi të gjitha te ndjej mbështetjen e shumë prej tyre në çdo moment. Akoma më shume sot.
Momente të veshtira ka gjithmonë, jeta ma solli ta kuptoj shumë mirë këtë. Ka plot të tjerë që kanë pare e shohin keq e më keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Herët, më shumë se vonë. Për gjithçka nuk bëmë dot, e gjithçka duhet të bëjmë për të mos u përkulur para padrejtësisë.

Për të dobtin që do zë, të varfrin që do një shans, të mundurin që do drejtësi, të pastrehun që do shtëpi, të papunin që do pune, të aftin që do meritë, të gjithë në Shqipërinë tonë, 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e radhës. Gëzuar”, shkruan Tahiri. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono