Tahiri: S’ka kërcënim më të madh për gjyqtarët se deklarimet e ambasadës amerikane

15:17 | 21/09/201915:170

Dy ditë pasi u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre, Sajmir Tahiri nuk është gati as të qeshë e as të qajë, pasi siç tha ai, ende nuk është zbardhur vendimi i gjykatës. Tahiri tha përpara medias se nuk ka kërcënim më të madh për gjyqtarët sesa deklarimet e ambasadës amerikane, teksa shtoi se ai nuk kishte kërcënuar kryeministrin.

“Bëni durim dhe prisni. Në këtë vend që duket sikur parimet vlejnë pak, në këtë vend mund të bëhet dhe ndryshe”.

Toni i lartë i ish ministrit të brendshëm, tërhoqi vëmendjen e pushuesve që po laheshin në pishinën e hotelit ku u mbaj konferenca.

I dënuar me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre, dhe i shpallur i pafajshëm për trafik ndërkombëtar droge e grup të  strukturuar kriminal.

“Ky sigurisht ishte një gjysmë lajm i mirë për mua”.

I gatshëm të përballet në apel me akuzën për të cilën u dënua. “Nuk kam shpërdoruar detyrën

Nuk pranon as përgjegjësinë që gjykata i ngarkon për kanabizimin e vendit.

Dhëmbë për dhëmbë me ambasadën amerikane, që e quajti shkurajues dënimin e tij vetëm për shpërdorim detyre.

“Dekurajuese dhe për mua që i dëgjova ato deklarata. Në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, për më tepër për një vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma. Nuk besoj se ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet për një vendim gjykate. E nuk besoj që mund të ekzistojë ndonjë presion më i madh mbi gjyqtarët se sa ky“.

Nxehet kur i kujtohen pretendimet e opozitës se burgut i shpëtoi ngaqë kërcënoi Edi Ramën. SINK Kërcënimi për Ramën.

“Është fyese për mua që po e çaj rrugen drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz lart poshtë, jo kam vetëm të vërtetën”.

Dy vjet nën hetim dhe i rënë nga pushteti, e ka bërë të seleksionojë njerëzit.

“Edhe me ata që heshtnin a thua s nuk kisha jetuar kurrë dhe me ata ata që më kapën për fyti”.

Por ende nuk është gati të flasë me emra brenda Partisë Socialiste.

“Më shumë se emrat më shqetëson fenomeni, me emrat e zgjidh kollaj, më shqetëson fenomeni”.

Nuk e komenton faktin që Fatmir Xhafaj pëlqeu deklarimet e ambasadorit anglez, që kërkonte më shumë dënim për Tahirin, por brenda vetes është i qartë.

“Nuk dua të abuzoj dhe të bëj komente të parakohshme e di shumë mirë kë kam rrotull”.

Ish kolegëve në qeveri e politikë, ju kujton se është më i lirë se ata. “Kurban nuk do të thotë të mos jesh në burg por të jesh i lirë, ka njërëz që nuk janë në burg, po janë kurbanë se nuk kanë qenë të lirë. Kam njohur burra që kanë qenë të lirë edhe kur kanë qenë në burg para dhe pas burgut. Ka të burgosur pafund që janë në burg dhe qeverisin. Unë jo”.

Thotë se nuk e ka menduar se çfarë do të bëjë me jetën e tij publike.

“Jam duke i shkuar rrugës sime deri në fund dhe çdo bëj me veten time nuk e ka në dorë as partia, as ndonjë individ, e kam në dorë vetëm unë”.

Të qenit pak hapa larg burgut, e ka bërë të reflektojë.

“Më vjen keq për të gjithë ata që janë dënuar padrejtësisht dhe gjithë të tjerëve që u kemi rënë më qafë e kam kuptuar shumë vonë këtë, po më vjen shumë keq”.

Si ditën që hetimi i filloi, edhe sot pas dy vitesh, Sajmir Tahiri e konsideron veten po një lloj: “I vetëm përballë të gjithëve”. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono