Tabaku: Skema për grabitjen e truallit të teatrit, plan i vjetër i kryeministrit


14:17 | 12/07/2018

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka denoncuar sërish atë që e quan plan mafioz të dyshes Rama – Veliaj për grabitjen e pronës publike, ku sot ndodhet Teatri Kombëtar. Sipas selisë blu, ky plan mafioz ka filluar zbatimin e tij prej vitit 2013, kur përmes një vendimi  të Këshillit të Ministrave është vendosur përgjysmimi i çmimit të tokës e cila sot po i falet nje kompanie private si Fusha SH.P.K për ndërtim.

Jorida Tabaku: “Skema mafioze e Edi Ramës për të marrë tokën tek Teatri është e vjetër, e mirëmenduar dhe e vënë në funksionim pas marrjes së Bashkisë nga Erion Veliaj.  Sapo Fusha shpk u bë pronar i një pjese toke pranë zonës së Teatrit, qeveria e Edi Ramës ka përgjysmuar çmimin e vlerës së truallit në Qendrën Historike, në zemër të kryeqytetit.  Në vitin 2016, vit kur Fusha u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milionë e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2. Por mafies Rama-Fusha- Veliaj as kjo nuk i mjafton. Tani kanë nisur të kërcënojnë pronarët e ligjshëm, të cilët nuk duan t’ua shesin pronën me një çmim qesharak një kompanie, prapa të cilës qëndron kryeministri i vendit, i cili llogaritet të fitojë jo më pak se 205 milionë euro nga kullat që ka planifikuar të ndërtojë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit. Plani mafioz i Edi Ramës ka edhe një aspekt tjetër skandaloz! Ligji i miratuar në parlament i fal Fusha shpk 2100 metra2, pronë e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim me ligjin për qeverisjen vendore. E vetmja mënyrë që Erion Veliaj t’ia japë këtë pronë është ta tjetërsojë me vendim në Këshillin Bashkiak. Çdo akt i ndryshëm nga ky çon në burg këdo që merr përsipër të falë pronat e qytetit tek kompania private e kryeministrit, përfshirë edhe vetë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj”! /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono