Suzana Varvarica sjell të plotë mjeshtrin e penelit Simon Rrota në një album

16:52 | 07/11/201916:520

Jeta dhe vepra artistike e piktorit të shquar, shkodranit  Simon Rrota vjen e përmbledhur në një monografi.    Kritikja e artit  Suzna Varvarica studimin  17 vjeçar mbi   piktorin Simon Rrota  e ka përmbledhur “Piktori i nostalgjisë së një realiteti të humbur”.

Një vit pas shpalosjes së kujtimeve shkruar prej dorës së tij, tashmë mjeshtri i penelit Simon Rrota vjen i plotë në një album dhe studim  monografik të  Suzana Varvaricës, e cila prej 17 vitesh i është dedikuar babait të pikturës shqiptare.

Emocionet janë krejt të pranueshme për të bijën e cila ka rrugëtuar nga Italia për t’iu gëzuar  prezantimit të veprës së të atit.

Simon  Rrota  piktori i nostalgjisë  së një realiteti të humbur,  shpalos krahas vlerave pikturike në gjini të ndryshme edhe ndjenjat patriotike, si dhe atdhedashuria e rilindasit që ishin shtrati emocional i artit të tij.

Krijimtaria e tij përfshin kompozime, portrete, peizazhe e vizatime me karbon.

Mbas vdekjes më 1961 Simon Rrotës ju dha titulli “Piktor i Merituar” dhe më 1999 “Piktor i Popullit”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono