Suso, i sinqertë: Vërshëllimat, të drejta! Besoni tek unë, mund edhe të ikja!

14:49 | 08/11/201914:490

Suso ka vendosur të flasë dhe e ka bërë diçka të tillë për të përjavshmen e “Gazzetta dello Sport”, “Sportweek”. Mediat italiane kanë zbuluar pjesë nga intervista që do të botohet dhe do të dalë në shitje ditën e nesërme. Spanjolli ka theksuar në intervistë se e ka pasur mundësinë të largohej nga Milani, por ka qëndruar sepse e ka dashur diçka të tilla.

“Me të vërtetë më ka pëlqyer të qëndroja në Milano. Mund të kisha ikur për dy vite rresht dhe nuk e bëra. Kam qëndruar këtu sepse doja. Kam kushtuar zero lekë dhe duke marrë në konsideratë këtë, besoj se rendimenti im te Milani ka qenë shumë i mirë. Tifozëve u them: Besoni tek unë”, ka thënë mes të tjerash Suso.

Spanjolli ka marrë vërshëllima nga tifozët kohët e fundit, por nuk bën polemika. Jo vetëm kaq, por sulmuesi anësor mendon se i meritojnë.  “Tifozët kanë të drejtë të vërshëllejnë, sepse as unë, as skuadra, nuk po shkojmë mirë.

Gjithashtu jam i bindur se nuk kam pse të tregoj asgjë. Njerëzit e dinë çfarë mund të bëj. Nëse më kritikojnë, ndodh sepse presin më shumë dhe e di që unë mund të bëj më shumë. Nëse një lojtar nuk kritikohet, ndodh sepse nuk pret asgjë nga ai”, ka deklaruar Suso. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono