Surprizat e “Pegi”-t në Panairin e Librit

08:45 | 15/11/201908:450

Ditën e sotme në emisionin “ABC e mëngjesit” ka qenë e ftuar Aida Baro kryeredaktore në botimet Pegi. Ajo kanë folur për librat më të rinj që janë botuar këtë vit si për fëmijë ashtu dhe për të rritur.

“Nëse një autor e njeh mirë është shumë e thjeshtë për ta sjellë në gjuhën shqipe”, shprehet Aida Baro. Romani për të ka shumë vështirësi, por edhe një pasion të jashtëzakoshëm për mënyrën se si realizohet. Këmbëngulja dhe forca e pasionit të çon në rrugën e duhur, tha Baro.

Ndërsa për librin“Arti i Botës Fluturake”, Baro thotë se këtë herë vjen me një stil të ndryshëm nga ai i mëparshmi.

“Aventurat e pazakonta të Shegertit të vogël”, një libër për fëmijë mjaft interesant.

“Shegerti është ai çiraku i vogël që i vjen rrotull ustallarëve dhe mjeshtrave nëpër punishtet e dikurshme sepse sot nuk ekzistojnë. Gerti i vogël është një përallë kroate, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, e përkethyer nga Ben Andoni. Ky libër është për moshat nga 8 vjeç-14 vjeç”, shprehet Aida Baro./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono