Surprizat e motit, mësoni kur do të rriten temperaturat

14:24 | 03/06/2019

Moti vijon të na surprizojë. Ndonëse në muajin Qershor, java ka nisur me reshje shiu dhe temperatura të ulëta për stinën në të gjithë vendin. Meteorologët parashikojnë se ajo do të mbyllet me ditë me diell dhe temperatura deri në 31 gradë.

Vera po vonon në Shqipëri. Çadrat do t’ju duhen deri të mërkurën pasi reshjet e shiut parashikon shërbimi “Meteoalb” do të largohen nga vendi vetëm pjesën e dytë të javës. Ndonëse intensiteti i tyre pritet të bjerë qarqet më të rrezikuara janë.

“Qarqet më të prekura janë Shkodra, Lezha, Burreli dhe pjesërisht zonat qendrore qarku i Krujës. Nuk do të kemi përmbytje sepse këto zona janë mësuar të marrin sasi të mëdha të reshjeve. Pjesa më e vogël e territorit do të marri më pak reshje”.

Sa i përket vlerave të termometrit meteorologët parashikojnë luhatje me rreth 10 gradë celcius, nga e hëna në të dielë.

“Rritja e temperaturave fillon që nga nesër nga mesdita. Do të ketë rritje të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri në 26 gradë celsius. Ndërsa deri në fundjavë pritet që të arrijnë temperaturat deri në 30 apo 31 gradë celsius”.

Ndonëse nga e enjtja pritet të kemi më shumë ditë me diell se me shi, meteorologët thonë se moti i paqëndrueshëm me të cilin ka nisur java pritet të karakterizojë të gjithë muajin. Më i favorshëm për plazh parashikohet të jetë 15 ditëshi i dytë i Qershorit./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono