SUPERIORJA SOT | Dita e përmbysjes së kreut, katër beteja në plan

08:18 | 14/12/201908:180

Derbi lë vendin ndeshjeve të tjera të Superiores. Pas spektaklit të mbrëmshëm në “Air Albania Stadium”, me shumë mundësi sot do të shohim stadiume përgjithësisht të boshatisura, por në fushën e blertë pritet luftë sportive, duke nisur nga sfidat që luajnë dy vendet e fundit.

Prej orës 13:00, Flamurtari do kërkojë të marrë pikë kundër Bylisit të motivuar për të parakaluar Partizanin që kryeson për momentin kampionatin. Ballshiotët kanë triumfuar në shtëpi 5-0 kundër vlonjatëve fazën e parë, kurse këtë herë luhet një tjetër betejë. Mungesa në të dyja kampet, por asnjë justifikim. Pikët janë të domosdoshme.

Në të njëjtin orar Luftëtari do kërkojë të bëjë surprizën në Laç, kundër vendasve që në shtëpi i kanë fituar me diferencë golash sfida e kohëve të fundit. Skuadra e Cungut ka mundësinë që gjithashtu të afrohet me kreun dhe sot nuk i falet rezultat tjetër veç fitores.

Ora 17:00 sjell sfidat e fundit të javës së 15-të të Superiores. Kukësi-Teuta është më e rëndësishme dhe durrsakët nuk kanë Arapin, Aleksin dhe Gashin, tre titullarë të padiskutueshëm. Verilindorët e Shpëtim Duros kanë mundësinë të marrin kreun sot, por e dinë shumë mirë se nuk do ta kenë të lehtë.

E fortë edhe përballja tjetër e kësaj jave, ajo që luhet në Korçë mes Skënderbeut vendas dhe Vllaznisë. Këta të fundit kanë fituar me goleadë takimin e parë dhe skuadra e Ilir Dajës do kërkojë të hakmerret. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono