Superiorja mbytet në gjoba, pezullime për “boksierët”

19:21 | 22/10/201919:210

Kanë dalë vendimet e Komisionit të Disiplinës për ndeshjet e luajtura në fundjavë. Gjobat janë të shumta për thuajse të gjitha ekipet e Superiores, si dhe disa zyrtarë të ekipeve janë dënuar me disa ndeshje pezullim. Skënderbeu, Vllaznia dhe Luftëtari janë dënuar me gjoba prej 100.000 lekësh.

Agron Bajrami, zyrtari i Luftëtarit, është dënuar me tetë ndeshje pezullim, për sjellje të gabuar në stadium. Trajneri i Luftëtarit, Marantas, është dënuar me 100.000 lekë gjobë./abcnews.al

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

Zyrtar i KF “Luftëtari”, Agron Bajrami, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtar i KF “Luftëtari”, Georgios Marantas, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 47/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lek.

Zyrtari i KF “Shënkolli”, Albert Rusit, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Mirdita”, Besjan Pepkolaj, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Tepelena”, Dhimitros Sakas, për ofendim ndaj lojarit kundërshtar , në bazë të Nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Butrinti”, Benardo Bazaj, për provokim të publikut,në bazë të Nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Tomorri”, Endri Korroveshi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Internacional” U-19, Marvi Hasani, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Partizani” U-19, Alesio Kolonja, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19, Fatjon Hasani, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

KF “Teuta” U-17, për akte dhune duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes kundër KF “Luftëtari” U-17, në bazë të Nenit 64/2/b të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadium përkatës.

KF “Kukësi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi.

KF “Kukësi” U 15, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tirana” U-15, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono