Superiorja dhe e Para “zjarr”, 12 përballjet e sotme

08:06 | 21/09/201908:060

Superiorja dhe e Kategoria e Parë vijnë sot me 12 takime, një pjesë e të cilave janë mjaft interesante. Në elitën e futbollit shqiptar spikat përballja mes Kukësit dhe Tiranës, dy ekipe pretendente për titullin kampion. Kjo ndeshje luhet në Elbasan prej orës 19:00.

Partizani kampion në fuqi ka një ndeshje delikate me Bylisin, që e ka nisur kampionatin mjaft mirë. Teuta, që gjithashtu ka pretendime, do synojë të triumfojë në transfertë me Skënderbeun. Korçarët kanë humbur në dy ndeshjet e fundit dhe do tentojnë të reagojnë ndaj një rivali mjaft të fortë.

KATEGORIA SUPERIORE-JAVA 5

E shtunë, më 21 shtator
Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta
Ora 16:00 | Partizani-Bylisi
Ora 19:00 | Kukësi-Tirana

E diel, më 22 shtator
Ora 16:00 | Vllaznia-Luftëtari
Ora 16:00 | Flamurtari-Laçi

Në grupin A të Kategorisë së Parë ka dy sfida që shikohen si mjaft interesante: Kastrioti-Besëlidhja dhe Erzeni-Tërbuni. Në program janë edhe Dinamo-Shkumbini, Korabi-Veleçiku dhe Egnatia Burreli. Në grupin B luhet Besa-Elbasani, sfidë mes ekipesh me tradita, por që luajnë  në të Parën.

Devolli, përballë Orikut, synon fitoren e dytë në kampionat, ashtu sikurse edhe Turbina në transfertë ndaj Shënkollit. Pogradeci, pasi u mposht 3-0 javën e parë, do kërkojë të bëjë autokritikë ndaj Ilirisë në shtëpi. Më poshtë ju sjellim listën e takimeve të kësaj fundjave në Kategorinë e Parë.

Kategoria e Parë – Java 2

GRUPI A
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Kastrioti-Besëlidhja
Dinamo-Shkumbini
Erzeni-Tërbuni
Korabi-Veleçiku
Egnatia-Burreli

GRUPI B
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Devolli-Oriku
Shënkolli-Turbina
Besa-Elbasani
Pogradeci-Iliria

E diel, më 22 shtator, ora 16:00
Apolonia-Lushnja

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono