“Sunny Hill”, yjet e muzikës botërore në Kosovë

17:00 | 02/08/201917:000

Në Kosovë mbahet festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, ku do të performojnë këngëtarë të njohur të skenës botërore. Mes tyre spikasin këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe yje të tjerë si Miley Cyrus apo DJ Calvin Harris.

Sot nis festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”. Para nisjes së këtij festivali në një konferencë për media këngëtarja Dua Lipa ka bërë të ditur se fondacioni “Sunny Hill” ka ndarë 150 mijë euro për një akademi për të rinj e cila do të quhet “Sunny Hill Academy”.

Me këtë rast  Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”. Kjo qendër për art dhe muzikë do të shërbejë për artistët e rinj, ndërsa Dua ka realizuar ëndrrën e saj.

“Kjo ishte një ëndërr e madhe për neve për të pasur një hapësire ku fëmijët dhe rinia munden me ardh se e dimë sa kemi kreativë dhe talent në Kosovë në përgjithësi”, tha Dua.

Ajo u pyet nëse do të performojë me Calvin Harris këngën e tyre të përbashkët One Kiss.

“S’e di përgjigjen”, tha ajo.

Ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të ketë një bashkëpunim të ri me këngëtaren Miley Cyrus. Në konferencë gjatë gjithë kohës ishte edhe i dashuri i saj i ri Anëar Hadid.

“Sunny Hill” festival gjithashtu ka ndarë shpërblime në shenjë mirënjohje për sponsorët e vitit të kaluar përfshirë edhe Klan HD. Në edicionin e dytë të këtij festivali do të performojnë yje të mëdha botërore si: Miley Cyrus, Calvin Harris e reperi shqiptar, Gashi./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono