Sulmohet nga peshkaqeni, turisti skocez humb jetën

21:35 | 07/11/201921:350

Një turist skocez dyshohet se ka vdekur pasi është sulmuar nga peshkaqeni. 44-vjeçari është vrarë në ujërat e ishullit të Reunion, në Oqeanin Indian. Besohet se ai ishte me pushime së bashku me gruan e tij në Saint-Gilles.

Burri ishte shpallur i zhdukur në fundjavë, por një nga duart e tij, me unazën e martesë në gisht, u gjet në stomakun e një peshkaqeni tigër, që kishte ngordhur në breg të ishullit.

Një nga banorët ka shpjeguar për BBC se turisti skocez  është zhytyr për të notuar vetëm në Lagunën Hermitage. Kur nuk është kthyer në hotel bashkëshortja ka dhënë alarmin dhe kanë nisur kërkimet me anije dhe një helikopter. Edhe polumbarët kanë kërkuar në zonë, por pa rezultat. Autoritetet kanë bërë testin e ADN-së për të verifikuar identitetin e viktimës. Në Reunion sulmet nga peshkaqenët nuk janë të rralla./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono