Sulmohet ministri në Zelandën e Re

14:12 | 15/03/201914:120

Policia në Zelandën e Re ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili qëlloi me grusht në fytyrë ministrin për Ndryshimin Klimatik. Sipas dëshmitarëve, agresori hodhi parulla kundër Kombeve të Bashkuara.

Ministri për Ndryshimin Klimatik në Zelandën e Re, James Shaw, është qëlluar me grusht në fytyrë, pa një arsye të qartë, teksa shkonte në parlament në këmbë, në kryeqytetin Wellington.

Sulmi, i ndodhur një ditë më parë, tronditi vendin, para se në orët e para të së premtes të ndodhte masakra në dy xhamitë e Christchurch, i konsideruar një oaz i qetë ku mbretëronte qetësia dhe siguria.

Kabineti i ministrit, i cili është një lider i të gjjelbërve vendor, e cilësoi si një sulm jo të provokuar dhe jo me karakter politik. Ministri i Tregtisë, David Parker, tha për gazetarët se agresori hodhi parulla kundër Kombeve të Bashkuara.

Shaw, partia e të cilit është pjesë e koalicionit të drejtuar nga kryeministrja laburiste Jacinda Ardern, mëngjesin e të premtes u prezantua me një sy të nxirë në manifestimin e studentëve për mbrojtjen e klimës.

Para gazetarëve, ai u shpreh se syri dukej më keq se ç’ishte në të vërtetë, ndërkohë që policia konfirmoi arrestimin e një 47-vjeçari për sulmin. Dhuna politike është një fenomen i panjohur në Zelandën e Re, ku pjesa më e madhe e ministrave të vendit me 4.5 milionë banorë, udhëton pa asnjë lloj mbrojtjeje.

Kryeministrja Ardern u shpreh se në vendin e saj njerëzit mund t’u afrohen politikanëve në rrugë dhe të flasin dhe për këtë ndihej krenare. Ndërsa kryebashkiaku i kryeqytetit e cilësoi ngjarjen si të turpshme./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono