Sulmohet konsullata ruse në Athinë

09:00 | 22/03/201909:000

Konsullata ruse në Athinë është sulmuar nga persona të panjohur mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas mediave greke, në derën hyrëse të konsullatës shpërtheu një granatë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një motor të dyshimtë me të cilin udhëtonin dy persona rreth orës 03:50. Dy të dyshuarit hodhën granatën përpara konsullatës dhe u larguan me shpejtësi me motor. Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar. Pesë minuta më vonë, policia gjeti një motor duke u djegur në një rrugë në lagjen “Exarchia”. Autoritetet greke janë duke verifikuar nëse motori i djegur është përdorur në sulmin ndaj konsullatës së Rusisë.

Policia do të analizojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në rrugët e tjera për të parë drejtimin nga u arratisën dy personat e dyshuar për sulmin me granatë. Në hetimet për këtë ngjarje janë përfshirë edhe agjentë të antiterrorit. Sulmi ndaj konsullatës ruse ka ngjashmëri me sulmin që iu bë ambasadës fraceze në Nëntor të vitit 2016, raportojnë mediat greke. /tvklan.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono