Sulmi në Youtube, autorja akuzonte kompaninë

12:45 | 04/04/2018

Hetuesit amerikanë kanë zbuluar arsyen e sulmit në selinë qëndrore të YouTube. Autorja, e cila u vetëvra, ka vepruar kundër kompanisë për shkak të censurimit të videove të saj. Në këtë sulm mbetën të plagosur 3 persona.

Femra që hapi zjarr në selinë e YouTube në Kaliforni, duke plagosur 3 persona para se të kryente vetëvrasje, ishte një youtuber që vepronte në mbrojtje të kafshëve. Emri i kanalit të saj ishte Nasime Sabz. Sipas policisë amerikane, 39-vjeçarja ankohej se gjigandi i internetit kishte për qëllim që të mbyllte profilin e saj. Në fakt, llogaria rezulton e mbyllur për shkak të përsëritjes së shkeljeve të rregullave të YouTube. Disa video, shumë prej të cilave shfaqnin abuzime me kafshët, ishin censuruar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Nasim Najafi Aghdam, emri i vërtetë i 39-vjeçares nga San Diego, nuk kishte objektivë të qartë dhe nuk I njihte viktimat. Babai I saj ka konfirmuar edhe urrjetjen që kishte ushqyer agresorja për komapninë YouTube. Ky version konfirmohet edhe nga ajo që shkruante blogerja në një sajt të menaxhuar nga 39-vjeçarja.

“Nuk ka liri të shprehjes në botën reale. Nuk ka mundësi të barabartë rritjeje në YouTube apo në sajte të tjera të shpërndarjes së videove”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, mjekët e spitalit të Stanford njoftojnë se një person 36-vjeçar është në gjendje kritike, ndërsa dy femrat e tjera që mbetën të plagosur nuk janë në rrezik për jetën. Ndërkohë, edhe një person i katërt u lëndua gjatë tentativës për arratisje nga vendngjarja. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e terrorizmit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono