Sulmi në supermarket, ekzekutohet pengmarrësi në Francë

15:58 | 23/03/201815:580

Një akt terrorist goditi jugun e Francës. Një 25-vjeçar, mbështetës i ISIS, plagosi dy policë dhe vrau 3 pengje në një supermarket, para se të ekzekutohej nga forcat e sigurisë. I riu kërkonte lirimin e terroristit të arrestuar, Salah Abdeslam.

Forcat Speciale franceze kanë ekzekutuar autorin e sulmit në një supermarket në Treb, në jug të vendit. Bilanci flet për tre viktima, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Një prej të plagosurve është një agjent policie, i cili ishte vetëshkëmbyer me një prej pengjeve. Para pengmarrjes, agresori vjedhur një automjet duke qëlluar pronarin e saj, I cili mbeti i plagosur rëndë. Agresori një shtetas maroken, 25 vjeç, rezultonte i skeduar për radikalizim, qëlloi dhe pasagjerin e automjetit që vodhi duke e lënë të vdekur në vend.

Klientët e supermarketit të marrë peng, arritën të dalin para hyrjes së Forcave Speciale. Personi i armatosur mbeti brenda vetëm me një zyrtar të xhandarmërisë, i cili ndodhej rastësisht atje në momentin e pengmarrjes. Mes viktimave është dhe një kasap i supermarketiti “Super U”.

Mediat franceze raportojnë se pasi qëlloi dy agjentë policie që po ktheheshin në kazermë pas vrapit të mëngjesit, dhe para se të hynte në supermarket, pengmarrësi deklaroi se ishte pjesë e ISIS dhe se gjesti i tij ishte një fomë hakmarrjeje për Sirinë. Ai gjithashtu pretendonte se kishte me vete dhe disa granata dore.

Para se të ekzekutohej nga Forcat Speciale, pengmarrësi kërkoi lirimin e Salah Abdeslam, i vetmi terrorist i mbijetuar nga ata të atentateve në paris në 13 Nëntor 2015 dhe që aktualisht ndodhet në burg.
Kryeministri francez, Eduard Filip, bëri të ditur se ngjarja konsiderohej një akt terrorist./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono