Sulmi ndaj cisternave, Arabia akuzon Iranin

17:15 | 16/06/201917:150

Akuzave ndaj Iranit për sulmin ndaj dy anijeve-cisternë në Gjirin e Omanit u është bashkuar edhe Arabia Saudite. Familja mbretërore ka paralajmëruar se do të reagojë ndaj çdo kërcënimi që mund të vijë nga Republika Islamike.

Edhe Arabia Saudite ka fajësuar Iranin për sulmet e fundit ndaj cisternave të naftës në Gjirin e Omanit. Princi saudit i kurorës, Mohamed bin Salman ka deklaruar se vendi i tij nuk do të hezitojë për të frenuar çdo kërcënim që mund të vijë nga Republika Islamike, në një kohë kur tensionet në rajon vazhdojnë të rriten. Ditën e enjte, dy cisterna u sulmuan në Gjirin e Omanit, një muaj pasi 4 të tjera ishin vënë në shënjestër në ujërat e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ne nuk duam luftë në rajon, por nuk do të hezitojmë të përballemi me çdo kërcënim që mund t’i kanoset popullit, sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave tona jetike”, ka deklaruar princi Bin Salman për një të përditshme arabe.

Sipas tij, Republika Islamike nuk e respektoi kryeministrin japonez Shinzo Abe, pasi sulmi ndaj cisternave, njëra prej të cilave japoneze, ndodhi gjatë vizitës së tij në Teheran. Më herët gjatë javës, Irani u akuzua si përgjegjës për agresionin nga administrata amerikane, që publikoi një video që sipas saj tregonte oficerë të Gardës Revolucionare pranë njërës prej anijeve-cisternë, si dhe nga Britania e Madhe.
Ndërkohë, ditën e shtunë kreu i shoqatës më të madhe ndërkombëtare të lundrimit deklaroi se disa kompani kanë urdhëruar anijet e tyre që të mos hyjnë në Gjirin e Omanit nga frika e sulmeve./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono