Sulmi me armë kimike në Siri, Rusia lejon hetuesit në Douma

12:25 | 17/04/2018

Më në fund Rusia ka pranuar që inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë vendin, ku ndodhi sulmi me armë kimike në Siri. Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike gjenden në Gutën Lindore për të marrë prova dhe dëshmi.

Pesë ditë pas mbërritjes, inspektorët e armëve kimike në Siri do të kenë qasje në një vend të sulmit të dyshuar, thotë Rusia. Ekipi ka mbërritur në rajonin e Gutës Lindore që nga e shtuna, por është ndaluar të hyjë në qytetin e Doumës. Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se Rusia mund të ketë manipuluar me vendngjarje, ndërkohë që inspektorëve u është mohuar aksesi.

Siria dhe aleati i saj, Rusia, mohojnë çdo përgjegjësi për sulmit, të cilin Moska e konsideron si të inskenuar. Aktivistët në terren thonë se sulmi vrau rreth 100 persona dhe plagosi qindra të tjerë nga bombardimet në bodrumet e qytetit. Pamje filmike dhe dëshmitarët sugjerojnë se gazi depërtoi në bodrume, duke mbytur viktimat. Në përgjigje të sulmit, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kryen sulme ushtarake kundër magazinave të armëve kimike siriane.

“Rusia dhe Siria cituan çështjet e sigurisë në pritje për t’u përpunuar ndërsa inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike iu mohuan hyrja në vendin e sulmit të supozuar”, tha Ahmet Uzumku, drejtori i Përgjithshëm i kësaj Organizate. Autoritetet siriane u ofruan inspektorëve 22 dëshmitarë, të cilët ata thanë se ishin në vendngjarje dhe që mund të silleshin në Damask për tu marrë në pyetje.

Ndërkohë, sulmi me armë kimike ndodhi më 7 Prill në qytetin Douma të Gutës Lindore në tentativën që i dha fund kontrollit të këtij rajoni nga rebelët. Regjimi i Presidentit sirian, Bashar al-Assad, akuzohet se ka lëshuar dy bomba me substancë kimike kundër civilëve. Megjithatë Damasku e mohon këtë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono