Sulmet ndaj KZAZ në Mat, 9 të arrestuar

09:44 | 20/06/201909:440

Nëntë persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen që ndodhi të mërkurën ku u dëmtuan materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 16 dhe KZAZ nr. 17.  Policia ka njoftuar se pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara, u arrestuan në flagrancë E. D., 21 vjeç, banues në Burrel; Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel; M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel); E. T., 49 vjeç, banues në Klos; I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos); M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos; M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos); R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos); H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 persona, konkretisht: D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe 12 shtetas të tjerë. Mbi ta rëndojnë veprat penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”,  “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Materialet zgjedhore u dëmtuan të mërkurën në KZAZ-në nr. 16 që ndodhet në Pallatin e Sportit të Bashkisë së Matit dhe në KZAZ nr. 17 që ndodhet tek biblioteka e qytetit të Bashkisë së Klosit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono