Sulm i brendshëm në Afganistan, ushtaraku vret 9 kolegët e tij

14:47 | 14/12/201914:470

Një ushtarak vrau nëntë kolegë të tij në Afganistan sipas burimeve zyrtare, por burimet lokale dhe talibanët thanë se numri i të vrarëve është së paku 24.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se ky sulm ishte i organizuar në një pikë ushtarake të kontrollit. Ende nuk dihen hollësitë e rrethanave të sulmit, por hetuesit po përpiqen t’i sqarojnë ato. Sulmi ndodhi në provincën Ghazni dhe nuk dihet se sa persona e kanë kryer sulmin.

Milicitë afgane janë nën komandën e Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe ato janë në shënjestër të sulmeve të talibanëve pothuajse përditë Në dy vjetët e fundit, dhjetëra pjesëtarë të forcave afgane janë vrarë nga talibanët në sulme të ngjashme dhe në rajone të ndryshme, thonë zyrtarët. Një ushtar afgan pati vrarë dy ushtarë amerikanë në Kandahar në korrik të këtij viti. Sulmuesi u plagos dhe u arrestua./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono