Suarez jo më një problem, Barcelona gjen zëvendësuesin në Premier League

14:26 | 23/01/202014:260

Barcelona më në fund duket se e ka gjetur zëvendësuesin për të dëmtuarin, Luis Suarez. Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Katalonjë.

Sipas raportimit nga “Mundo Deportivo”, katalanasit kërkojnë ta huazojnë lojtarin nga Gaboni deri në fundin e sezonit. Nga ana tjetër klubi londinez e ka futur në presion Aubameyangun, duke i kërkuar të vendosë për të ardhmen pasi kontrata e tij përfundon sezonin tjetër.

Arsenal nuk është hera e parë që po humbet një lojtar të rëndësishme nga Barcelona. Marc Overmars dhe Emmanuel Petiti ishin të parët. Thierry Henry ndoqi po të njëjtën rrugë disa vite më vonë. Pastaj ishte radha e Cesc Fabregas. Gjithashtu edhe Alex Hleb, Thomas Vermaelen dhe Alex Song kanë braktisur “Topçinjtë” për Barçën. Dhe mesa duket lojtari i radhës do të jetë kapiteni i saj, Aumabmeyang. /abcnews.al

 

Pierre-Emerick Aubameyang

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono