Stuhia “jashtëzakonisht e rrezikshme” zbarkon në Bahamas

18:45 | 01/09/201918:450

Uragani “Dorian” është përplasur të dielën në veri-perëndim të ishujve Bahamas, i klasifikuar si stuhi e kategorisë së pestë që pritet të shoqërohet me erëra shkatërruese dhe shira të dendura.

Stuhia, e konsideruar si “jashtëzakonisht e rrezikshme” është më e forta që ka kaluar ndonjëherë në këtë zonë, me erërat që pritet të arrijnë shpejtësinë e 285 kilometrave në orë.

Banorët e ishullit Grand Bahama janë larguar nga shtegu që parashikohet të ndjekë stuhia, lartësia e të cilës mund të arrijë deri në 7 metra. Autoritetet në ishujt e vegjël kanë mbyllur aeroportet, ndërsa ai ndërkombëtar në ishullin qendror do të qëndrojë i hapur edhe të dielën.

Pas zbarkimit në Bahamas, uragani pritet t’i afrohet bregut lindor të Floridës vonë gjatë natës mes së hënës dhe së martës, me orën lokale. Meteorologët thonë se presin që stuhia të devijojë në lindje nga mesi i javës së ardhshme, duke vënë në rrezik shtetet Xhorxhia dhe Karolina e Jugut.

Presidenti Donald Trump deklaroi se po e monitoron nga afër situatën, të cilën e cilësoi si “jashtëzakonisht të rrezikshme”. Ai gjithashtu anuloi vizitën e tij në Poloni, duke dërguar atje zëvendës presidentin Mike Pence./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono