Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit

17:43 | 11/07/201917:430

Në plazhet e jugut, reshjet e orëve të fundit shkaktuan dëme të mëdha në bizneset përgjatë bregdetit. Në disa zona mungoi edhe energjia elektrike. Ndërsa në Devoll, fermerëve u janë shkatërruar hektarë me kultura të ndryshme.

Orët që lamë pas ishin mjaft të vështira për jugun e vendit. Disa akse të qytetit të Vlorës u përmbyten nga reshjet. Banorët u izoluan në shtëpi nga stuhitë. Probleme u konstatuan në segmentin Orikum-Radhimë, në disa plazhe u dëmtuan çadrat e shezllonet ndërsa mungoi edhe energjia elektrike.

Një incident u shënua në Orikum, ku roja bregdetare, u dëmtua në kokë duke u ngritur gjithçka kishte lënë pas moti i keq. I riu u transportua në spitalin rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në Dhërmi e Himarë, furtuna shkaktoi dëmtime në plazhe, hapësira private e publike, kryesisht në njësi që shërbenin si “beach bar-e”. Në Sarandë pemë e tabela reklamuese u rrëzuan, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Edhe ditën e enjte nuk është lejuar lundrimi jashtë gjirit të Vlorës duke anuluar itinerarin drejt ishullit të Sazanit. Moti i keq la pa prodhim këtë verë edhe fermerët e Devollit.

Stuhia dhe breshëri solli dëme të konsiderueshme në të gjitha kulturat. Në fshatin Baban, era e fortë ka shkatërruar dhjetëra hektarë të mbjellë me grurë, perime,por edhe parcelat me pemë frutore.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë bën të ditur se koha e keqe ka sjelle dëme në kulturat  bujqësore në 12 fshatra të zonës së Devollit./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono