Stuhi dhe breshër, fermerëve u dëmtohen të mbjellat

17:02 | 24/07/201817:020

Një ditë pas stuhisë që përfshiu të gjithë vendin, fermerët në Elbasan dhe Korçë janë ndër më të dëmtuarit. Ata thonë se kanë humbur të gjithë kulturat bujqësore me të cilat sigurojnë mbijetesën.

Prodhimet ishin në kohën e tyre më të mirë. Por breshëri i pazakontë i së hënës u dëmtoi të mbjellat fermerëve në fshatin Gur i Zi dhe Labinot Mal të Elbasanit. Më të prekurat janë perimet, mollët dhe rrushi.

“Siç e shihni dhe vetë ju, këto janë dëmtuar komplet”.

Ndërsa kreu i njësisë administrative Labinot Mal, Ruzhdi Pisha, tha se pushteti lokal do të ndjekë të gjithë procedurat që të dëmshpërblehen fermerët.

Një zonë tjetër e dëmtuar nga reshjet intensive të shiut dhe breshërit që ra këto ditë është dhe Korça përkatësisht fshatrat Porodinë dhe Goskovë. Kulturat bujqësore si domatja patatja, qepa dhe misri i humbën.

“Na janë përmbytur të gjithë tokat bujqësore”.

Fermerët ja hedhin fajin kanaleve të papastruara prej vitesh.

“Ajo bëhet sebep që bllokohet lumi dhe fryhet tërë kanali dhe del uji gjithandej”.

Në Goskovë, aty ku përroi i fshatit doli nga shtrati duke marrë përpara makina  e bizneseve, banorët po nxjerrin jashtë baltën.

Për pastrimin e rrugëve janë venë në dispozicion edhe disa mjete. Sipas përfaqësuesve të drejtorisë së Bujqësisë Korçë zgjidhje për situatën e krijuar është sigurimi i të mbjellave pasi nuk ka mekanizma të tjerë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono