Studimi, Messi është më lart teknikisht e fizikisht se sa Ronaldo

21:20 | 21/08/201921:200

Në një studim të publikuar, nga një Universitet në Leuven të Belgjikës dhe një shoqërie holandeze e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi se sa portugezi te Juventus, Ronaldo.  Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018.

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Përgjigjen nuk e jep vetëm fusha, trofetë, apo titujt, por edhe shkenca. Një debat shumë i madh, por gjithmonë jo fort objektiv, se sa subktiv dhe mbi bazë preference.

Janë lojtarë të ndryshëm, të dy vrasës, të jashtëzakonshëm dhe të dy tashmë kanë shkruar me germa të arta historinë e futbollit. Por shkenca nuk kënaqet thjesht me perceptime apo qëndrime subjektive, ndaj dëshiron t’i japë një herë e mirë përgjigje kësaj pyetjeje.

Së fundmi në një studim të publikuar, bëhet me dije se sipas hulumtuesve të KU Leuven University (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze SciSports, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi se sa portugezi te Juventus.

Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities), ku merren në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat si me veprimet sulmuese dhe me ato mbrojtëse. Përfundimi i këtij kërkimi është: Messi ka një mesatare 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo është ndalur në 0.61.

KU Leuven University bën të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por, pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen, duke lënë pas rivalin e përjetshëm.

Përfundimisht, sipas këtij studimi, kapiteni i Barcelonës ka ndikim më të madh në skuadër sesa “ylli” aktual i Juventusit në tërësi, jo vetëm në zonën e golit. Sidoqoftë kjo garë do të vijojë, dhe ky është vetëm një studim shkence, që mund të pasohet nga të tjerë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono