Studentët në mbarë botën, apel liderëve për ndryshimet e klimës

18:37 | 20/09/201918:370

Një valë protestash masive janë mbajtur të premten në të gjithë botën kundër ndryshimeve të klimës. Të rinj dhe të rritur nga Europa, Afrika e deri në Azi u kanë bërë thirrje liderëve që të ndërhyjnë urgjentisht për të parandaluar një katastrofë ambientale.

Disa qindra mijëra studentë, punonjës zyrash dhe njerëz të thjeshtë mbushën rrugët në mbarë botën ditën e premte për t’u kërkuar liderëve botërorë ndërhyrje urgjente ndaj ndryshimeve të klimës.

Protesta globale nisi në ishujt e Paqësorit dhe u përhap në Australi, Japoni, Azinë jug-lindore, Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në rrjetet sociale u postuan foto dhe video të demonstratave në qytete të ndryshme, nga Hamburgu në Gjermani deri në Melburn të Australisë.

Greta Thanberg, 16-vjeçarja sudeze që ka frymëzuar lëvizjen për klimën, përshëndeti “turmën e madhe” të mbledhur në Sidney të Australisë, e cila sipas saj do të shërbejë si bazë për protesta të mëtejshme të planifikuara në 150 vende të botës.

“E ardhmja jonë mbi shpatullat tuaja”, thuhej në një baner të madh të mbajtur nga studentët në Berlin. “Oqeanet po ngrihen, po ashtu dhe ne”, ishte një parullë tjetër e ngritur nga të rinjtë në Melburn.

Protestuesit u bënë thirrje liderëve botërorë, të cilët do të takohen në një samit të posaçëm për klimën, që të veprojnë menjëherë për të kufizuar efektet e dëmshme të aktiviteteve të njeriut ndaj klimës.

Protestat do të kulmojë në Nju Jork, ku adoleshentja Thanberg, që është emëruar për çmimin Nobël për Paqen për aktivizimin e saj në çështjen e klimës, do të drejtojë një tubim përpara selisë së OKB-së./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono