Studentët në Byro Politike: Po lind ndryshimi

21:09 | 19/12/2018

Studentët protestues të ftuar në studion e Byro Politike, përballë gazetarëve Mentor Kikia dhe Fatos Hakorja kanë hedhur dritë mbi vijimësinë e protestës. Ata thanë se nesër kanë bërë thirrje publike që të jenë para parlamentit dhe shumë shpejt do të marrin masa radikale. Studenti Klajdi Bello theksoi se tashmë ka nevojë për një kokë dhe për këtë ka hedhur idenë e shtabit të studentëve.

“Ka nevojë për një kokë, unë e kam quajtur shtabi i stduentëve, me koordinim, vetëfinancim dhe asnjë dialog me kryeministrin. Këtu po lind ndryshimi. Do mbushet bulevardi dëshmorët e kombit, kemi plane”.

Ishte kjo përgjigjia e studentëve të pyetur nëse protesta e tyre tashmë është shndërruar në një lëvizje pa qëllim dhe me reduktim të numrave.

Sipas Kikisë, pavarësisht kësaj, protesta ka një sërë arritjesh, pasi ngjalli shpresën te shqiptarët dhe  vrau frikën.

“Protesta juaj është bazuar mbi kërkesa ekonomike, por jashtë kësaj rrezeje ka një pritshmëri të jashtëzakonshme në publik, ju jeni të rrëmbyer nga adrenalina për ta çuar përpara, po jashtë kësaj shqiptarët kanë pritshmëri të mëdha se kjo protestë ngjalli shpresë. E ka bërë protestën të na duket normale, është arritje numër 1, vratë frikën, nuk do guxonte askush dhe ajo që ka ndodhur sot është që studentët dhe shqiptarët kanë marrë kurajo, por ka një dileme të madhe ku po shkohet? Protesta është reduktuar, ka humbur numër dhe u shndërrua në lëvizjë pa qëllim dhe të nervozuarish”. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono