Studentët e universitetit të Durrësit në protestë, akuza Ramës

11:58 | 06/12/2018

Studentë të Universitetit “Aleksandër Moisu në Durrës, janë ngritur në këmbë për të kërkuar të drejtat e tyre.  Me pankarta në duar, të mbledhur përpara kampusit universitar, ata kërkojnë përgjysmimin e Tarifave të Universiteteve, heqjen e tarifave shtesë dhe anullimin e VKM për provimet përsëritëse, përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së universiteteve, si dhe përmirësimin e kushteve nëpër konvikte.

Gjithashtu ata kërkojnë jo favorizim të universiteteve private për përfitime personale.

Të rinjtë i konsiderojnë poshtëruese deklaratat e kryeministrit Rama se protestojnë ata që janë ngelësa. Sipas tyre rinia nuk është ngelese, por është një rini që përpiqet me mish e me shpirt për të mësuar e studiuar, është një rini që merr para borxh për të paguar tarifat e rritura të Edi Ramës.




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono