Studentët e Skulpturës: Problem gjetja e modeleve nudo

16:08 | 15/05/2019

Studentët e skulpturës paraqesin si shqetësim mungesën e modeleve nudo në departamentin e skulpturës. Ata thonë se shpesh modelet janë të mëdha në moshë, ndërkohë që për realizimin e tyre ata shpesh  u duhet të sigurojnë me njohje, apo duke ruajtur anonimatin në portret.

 

Këta student të skulpturës janë artistë të së ardhmes . Punët e  tyre janë ekspozuar në galerinë “Fab” nën kurimin e profesorit të tyre Arben Bajo.

Titulli “Për vetëm 3 orë”  ironizon përfshirjen e lëndëve të pa nevojshme në skulpture.

Nudo mbetet joshje e përmotshme për artistet e veçanërisht skulptorët. Realizimi i tyre tërheq jo pak këta të rinj. Por ata pranojnë se problem mbetet modeli.

Modelet që i ofrohen në shkollë janë të mëdha në moshë e shpesh të njëjtë për të gjithë.

Por krahas siluetës femërore, nuk mungojë dhe nudot mashkullore siç është ky realizim i vetvetes nga Renato Kullolli.

Dora mbetet një realizim i vështirë në skulpturë, Rexhina Buzra prezantohet nëpërmjet këtij realizimi, ku i mëshon  forcës mashkullore dhe jo finese femërore për këto arsye.

Disa prej të rinjve e kanë të qartë edhe të ardhmen në këtë fushë, të cilët duan ta ndërtojnë brenda vendit.

Në këto realizime nuk mungojnë edhe kompozimet në teknika të ndryshme. Këto punime do të prezantohen deri më 19 maj në galerinë “Fab” të Universitetit të Arteve./ABC News Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono