Stevo Pendarovski firmos ndryshimin e emrit të ushtrisë

16:00 | 04/07/2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski firmosi vendimin për riemërimin e Armatës së Maqedonisë. Emri i ri do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut.

Armata e Maqedonisë së Veriut është emri i ri i ushtrisë së vendit. Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se dje ka nënshkruar vendimin për riemërim. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme Armata duhet të furnizohet me uniforma që do të përmbajnë emrin e ri.

Ndryshe, rreth mos ndryshimit të shkurtesës ARM, muajin e kaluar në një takim të përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë dhe NATO-s kishte reaguar Greqia.

“Dje nënshkrova dekretin për mbishkrimet në uniformat e armatës. Tash e tutje do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë, ka përfunduar edhe kjo pjesë teknike dhe në periudhën e ardhshme furnizimet do të bëhen me mbishkrimet e reja”.

Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në kufirin jugor dhe qendrës transitore për pranimin e emigrantëve, ka deklaruar se pjesëtarët e armatës nuk do të tërhiqen nga kufiri jugor.

Sipas tij, aktualisht nuk ka rrezik për valë emigrantësh, kurse vlerësimet e BE-së kanë treguar se Armata është e gatshme të përballet me sfida të këtilla eventuale./ABC News Albania 24/7 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono