Steinmeier thekson rëndësinë e një Evrope të bashkuar

09:59 | 19/01/201909:590

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha të premten se lidhjet Gjermani-Itali janë më të rëndësishme se kurrë, pasi të dyja vendet po përballen me rritje të ndjenjave euroskeptike. Duke folur në Berlin, gjatë vizitës shtetërore të homologut të tij italian, Sergio Mattarella, Steinmeier tha se “në Itali, ideja e një Evrope të bashkuar po lëkundet” dhe se zërat e tillë “po bëhen të dëgjuar edhe në Gjermani”.

Si anëtare themeluese të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e projektit evropian, tha Steinmeier. “Në botën e nesërme, ne si evropianë duhet të jemi të bashkuar nëse duam të bëhemi të dëgjuar dhe të aftë për t’iu dhënë zgjidhje sfidave të mëdha, si ndryshimet klimatike, digjitalizimi, migrimi”, shtoi Steinmeier.

Në Itali, vitin e kaluar, ka ardhur në pushtet një qeveri populiste dhe anti-migrante, e udhëhequr nga Giuseppe Conte. Në disa lande të Gjermanisë, populistët po ashtu kanë shënuar fitore në zgjedhjet e vitit 2018./REL

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono