Starova: Stoli i Partizanit, një ekip i mirë i Superiores! Kujdes Flamurtarin!

22:43 | 11/11/201922:430

Sulejman Starova, pjesë e panelit të emisionit “Pressing” që transmetohet në ABC News, ka analizuar atë që ndodh në Superiore, nga ndeshjet, te skuadrat në veçanti. Flamurtari dhe Partizani ishin në fokusin e trajnerit të njohur.

“Flamurtari duhet llogaritur si skuadër, edhe pse kanë marrë rrugën për në Kategorinë e Parë. Ata kanë ndalur Laçin në fund kur isha unë trajner. Tiranën dhe Skënderbeun. Partizani ishte i katërti. Ata kanë mundësi të të ndalin. Pse tha trajneri i Partizani duhet mobilizim. Ata po stërviten më tepër, kanë hyrë në formacion dy të tjerë. Ata e  kanë të vështirë të fitojnë, por mund të hapin probleme. Ka ndalur ekipet më të forta”.

“Sipas meje, ai klub gjigant në Shqipëri, është për të ardhur keq që po merr rrugën për në të dytën. Kanë ndalur ekipet e forta dhe së bashku me Luftëtarin kanë në dorë kampionati”.

“Partizani pësoi një gol që evitohej. Humbi mundësinë të shkëputej. Forca e Partizanit është se stoli i Partizanit është një skuadër e fortë e Superiores. Për të bërë shkëputjen, nuk ka diferencë të madhe. Po të fitonte me penalltinë, do thoshin të gjithë u shkëput Partizani. Tani e barazojmë me të tjerët”.

“Konkurrenca ka sjellë probleme. Trashi në fillim nuk luajti në fillim, por e zuri formacionin dhe tani është në kombëtare. Asani po luan më pak, por është fituar Çinari. Bardhi po krijon hapësira që tani po luan. Lerda ka shumë alternativa, 45 minuta e pret një lojtar. Nuk është sikur ishim ne dikur, ata që ishim luanim”, tha Starova. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono