Starova: Lerda e sheh shumë mirë tabelën, Partizani ka një avantazh

23:42 | 12/12/201923:420

Sulejman Starova është nga të paktët persona që i njeh shumë mirë të dyja skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën. Një ditë para derbit, Starova është i ftuar në “Pressing”, në ABC News, aty ku ka folur për derbin e kryeqytetit.

DIFERENCAT – “Nuk ka skuadër më të mirë, të gjitha janë të barabarta. Tabela e klasifikimit nuk na lejon të themi se cila skuadër është më e mirë. Ka diferenca të vogla, por nuk mund të themi se kush është më e mira”.

PARTIZANI – “Më mirë për momentin, po, mund të themi kush është. Partizani është në vend të parë, është pak më mirë. E analizuan Partizanin, nëse do të gjejmë ndonjë problem tek ata, është fakti që nuk fituan me Bylisin. Por është gjashtë pikë para, ka lojtarë shumë të mirë dhe janë mirë psikologjik. Ka një avantazh Partizani, pasi Tirana do të kërkojë me doemos fitoren, e sheh si ndeshje me gjashtë pikë dhe ky presion mund të ndikojë te Tirana”.

LERDA – “Lerda thotë nuk e shoh tabelën, por e sheh dhe e sheh shumë mirë. Kur ne luanim, na thonin që nuk e duam kampionatin, por të fitojmë derbin. Trajneri dhe lojtari e ndërrojnë derbin me dal kampion, por tifozi nuk e ndërron kurrë”.

FORMACIONET – “Trajnerët në Shqipëri, janë të njëjtë: Ka topin skuadra kundërshtare, mbrohemi mirë dhe mbyllim hapësirat. Kur kemi topin, mundohemi të bëjmë diferencat. Tirana mund të vuajë shumë nga kundërsulmet, ndërsa Partizani ka sulm shumë të shpejtë dhe mbyll mirë hapësirat mbrapa. Lerda do të jetë i kujdesshëm. Tirana i ka mbajtur më lart ekipet”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono