“Stadiumin e bëjnë njerëzit”, Guerrils kanë diçka për të thënë

22:40 | 14/12/201922:400

“Air Albania Stadium” quhet impianti i ri kombëtar, ndërkohë që polemikat kanë qenë të shumta në lidhje me shitjen e emrit. Gjithsesi tashmë është fakt dhe “Qemal Stafa” quhet vetëm tribuna kryesore e stadiumit të ri.

Gjithsesi, për Ultras Guerrils, ai mbetet gjithmonë “Qemal Stafa”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë diçka për të thënë. “Qemal Stafa, përgjithmonë ! Gjithçka mund të ndryshojë, forma, stolat, muret e dritat.

Stadiumin e bëjnë njerëzit, ata që e jetojnë me pasion, me dashuri dhe pa kushte. Një pjesë te tyre i shihni në këtë foto pa harruar dhe karshinë e mrekullueshme. Të gjithë bashkë, forca Partizan!”, shkruajnë ultrasit e kuq. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono