Stadiumi i ri dhe miliona për klubet, FSHF zbulon risitë

13:33 | 21/09/201913:330

Komiteti Ekzekutiv ka marrë disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e zhvilluar ditën e enjte. Janë disa vendimet dhe i pari ka të bëjë me shpërblimin e klubeve që punojnë me moshat. Në bazë të vlerësimit, do të jepet edhe shpërblimi.

Një vendim tjetër  ka të bëjë me stadiumin “Arena Kombëtare”, që do të inaugurohet në ndeshjen me Francën, më 17 nëntor. Gjithashtu është miratuar një shpërblim prej 20 milionë lekësh për Vllazninë e femrave, që është paraqitur mirë në Champions League. Ndër të tjera ka edhe një ndryshim në rregulloren për Kategorinë e Dytë.

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV
1-Komiteti Ekzekutiv miratoi propozimin për “Përcaktimin e vlerave të kompensimit për trajnim dhe kategorizimin e klubeve”, duke përmirësuar aktet rregulluese aktuale mbi llogaritjen e kostos së trajnimit.

Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e nevojës për të nxitur dhe ndihmuar klubet dhe akademitë sportive në punën e tyre me moshat, në mënyrë që ti jepet përparësi rritjes së lëvizjes futbollistike në të gjithë vendin, dhe vlerësuar e shpërblyer klubet e akademitë që prodhojnë elementë cilësorë. Kostot e Trajnimit janë ndarë në katër kategori, 1, 2, 3 dhe 4, dhe kostot vjetore për trajnim, respektivisht për çdo kategori janë: 30 milionë lekë, 20 milionë lekë, 10 milionë lekë dhe 5 milionë lekë për kategorinë 4.

2-KE miratoi disa ndryshime në Rregulloren e Aktivitetit të Kategorisë së Dytë, ku pas diskutimeve u vendos që klubet pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë mund të regjistrojnë vetëm 3 lojtarë me banim jashtë Qarkut të cilit i përkasin.

3-Vllaznia e futbollit të femrave me vendim të Komitetit Ekzekutiv u shpërblye me vlerën e 20 milionë lekëve për arritjen në fazën e 1/32 të UEFA Ëomen’s Champions League, një arritje shumë e madhe kjo për futbollin shqiptar.

4-Në këtë mbledhje të Komitetit Ekzekutiv u miratua dhe data e përurimit të Stadiumit të ri Kombëtar. Ceremonia inauguruese do të zhvillohet më datë 17 Nëntor 2019, në ndeshjen Shqipëri-Francë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono