“Sporti nuk do lloqe Kavaje, lojtarët nuk lexojnë”, çfarë debati në Pressing!

23:56 | 14/10/201923:560

Debat i zjarrtë në studion e emisionit “Pressing”. Deputeti Fidel Yll dhe futbollisti Andi Lila janë kapur mes tyre në lidhje me Ligjin e Sportit dhe ndihmën që shteti jep për sportin dhe futbollin në veçanti.

ANDI LILA – “Që futbolli jonë të ecë përpara, duhet të ketë disa prioritet edhe nga qeveria që të kalojmë në një nivel tjetër. Kemi pasur shumë gënjeshtra këto kohë. Na thuhet që miratohet ligji në shtator, tetor dhe më pas në dhjetor. Duhet bërë edhe statuti i sportistit, pasi ka shumë që përfundojnë në rrugë. Shteti duhet të ndihmojë. Ka vite që në Shqipëri prishën fushat dhe bëhen ndërtime. Futbolli ka nevojë për terrene. Flas për vete, kemi dalë nga fushat e zeza, me qymyr. Normalisht do kenë prioritet lojtarët që luajnë jashtë. këtu në Shqipëri duhet me menduar ndryshe. Trashi luajti shumë mirë, duhet të nxjerrim shumë si ai. Nuk është kampionati që duam. Duam të jetë konkurrues. Ka talente. Ligji i sportit dhe statusi i sportit duhet bërë”.

FIDEL YLLI – Dua të them se sportistet në përgjithësi nuk lexojnë, pasi stërviten shumë. Kemi kaluar një ligj, që nuk është i përkryer, por ka marrë bekimin e federatave. FSHF ka pasur përfaqësues dhe kanë dhënë aprovim. Brenda ligjit janë futur shpërblimet, me statusin e sportistit elitar. Janë të gjitha të përcaktuar dhe kanë përfitime ata që kanë arritje. Është një ligj mjaft i mirë, me 64 nene. Dikur kërkonin lëmoshë sportistët për imazhin e mirë që i jepnin Shqipërisë. Sporti nuk do vetëm lloqe Kavaje, do para dhe investime. Jam një zë i fuqishëm që flas për sportin. U bë stadiumi i Elbasanit, i Shkodrës, po bëhet i Kukësi, Tirana Olympic Park, po bëhet Arena Kombëtare”.

ANDI LILA – ‘Me shumë respekt për zotin Fidel. I them që jemi 30 herë më pak se Kosova. Bëjmë dy herë në stërvitje dhe s’kemi kohë të lexojmë, por unë e kam lexuar ligjin. Nuk ka status sportisti”.

FIDEL YLLI – “Unë e kam miratuar dhe jam nismëtar. Mund të debatojmë përballë, jo unë këtu e ti në televizor”.

ANDI LILA – “Përderisa përmendet lloqet e Kavajës, do i them dy llafe. Shumë futbollistë në vendin tonë, në 20 vite karrierë nuk i janë paguar sigurimet. E dini këtë? U futëm në këtë temë, ndaj po flas. Braçe tha që në shtator do kalojmë ligjin e nuk ka kaluar”.

FIDEL YLLI: – “Mos t’i ngatërrojmë Ligjin e Sportit dhe atë për sponsorizimet. Këta i ka Ministria e Financave”.

ANDI LILA: – “Kam edhe një fjali. Do ketë debate, por duhet të shkojmë në të njëjtën linjë. Nëse na lini një takim të enjten, vij e flas për të mirën e sportit. Edhe pse tha “lloqe Kavaje”, unë e di që ai është për të mirën e sportit”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono