Spitali i Durrësit pajiset me njësinë e Senologjisë

14:38 | 12/10/2018

Për të sëmurët e Durrësit nuk do të jetë më e nevojshme të vrapojnë drejt QSUT për daignostikimin dhe kurimin kancerit të gjirit. Spitali është pajisur me njësinë e Senologjisë, një shërbim që afron gjithë ciklin diagnostikimit.

Në spitalin e Durrësit u vendos në funksion njësia e Senologjisë. Ky shërbim ofron mundësinë e të gjithë ciklit të diagnostikimit duke filluar nga ekzaminimi, përcaktimi i diagnozës, trajtimi, kirurgjia dhe kujdesi paliativ.

Pra i gjithë zinxhiri i shërbimit për kancerin e gjirit, brenda një njësie funksionale, duke ofruar për herë të parë shërbimin e plotë afër vendbanimit për të gjithë qarkun e Durrësit. Kështu  gratë me kancer gjiri nuk do t’i  drejtohen QSUT qoftë për konfirmimin e diagnozës apo për trajtimin e mëtejshëm të saj.

Ministria e Shëndetësisë Manastirliu e pranishme në inagurimin e shërbimit tha se ky investim është e mundur jo vetëm për shkak të garantimit të infrastrukturës së nevojshme nga investimet e Qeverisë, por edhe të ekipit të specializuar të mjekëve që mundësojnë krijimin e një bërthame të re në fushën e Onkologjisë.

“Njësia Senologjisë kompleton pikërisht këtë shërbim 360 gradë për të gjitha gratë, të cilat vuajnë nga sëmundjet e gjirit”, tha Ogerta Manastirliu.

Ky shërbim i integruar është me rëndësi pasi jo vetëm shmang sorollatjet e pacientëve por edhe adreson më shpejt problematikat. Kjo njësi e re, e para pas QSUT-së, e cila sigurisht mbetet një qendër reference për të gjithë vendin./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono