Spiropali: PD të bëj analizë të vetvetes, cilët janë udhëheqësit pa kokë të saj?

20:01 | 24/06/201920:010

Mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Mirela Milori ka qenë e ftuar Elisa Spiropali Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. E pyetur nga Mirela Milori se si do të kalojë 30 qershori, me apo pa incidente, gjithashtu, si do jetë situata pas tij (30 qershorit), mes kundërshtarëve politikë, ku sipas ligjit reformat kërkojnë patjetër qenien pjesë të partisë demokratike, Spiropali u shpreh se opozita pikë së pari duhet të bëj një analizë të vetvetes, se pse erdhi në këtë situatë dhe më pas të krijojë mundësitë për të qenë pjesë e reformave. E pyetur për përgjimet e BILD, nëse Partia Socialiste ka kosto morale, për atë çka perceptohet nga qytetarët në lidhje me to, Spiropali tha se bisedat e Kryeministrit në ato përgjime janë krejt normale të një drejtuesi partie, pikërisht për këtë arsye Kryeministri ka vendosur të hedhë në gjyq gazetarin e BILD.

Ne nuk e dimë se cilët do jenë përfaqësuesit e opozitës, shpresojmë që pas 30 qershorit, ajo të bëj një analizë të saj, se cilat janë shkaqet që e çuan në këtë derexhe, cilët janë faktorët dhe udhëheqësit pa kokë, të kësaj strategjie shkatërrimtare, të gjejë përgjegjësit dhe mundësisht të gjejë edhe guximin për t’u rritur, për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e një sistemi normal funksionues demokratik. Ajo që ka ndodhur dhe ajo që nuk duhet të ndodhë më, është që, forca politike apo drejtues politikë, emra të përveçëm, nuk mund të marrin peng të gjitha proceset demokratike në një vend. Nuk mund ta kthejnë Shqipërinë mbrapa, nuk mund të jenë ata që vendosin kur lind dielli dhe kur perëndon. Në 30 qershor merr fund kjo aventurë parapolitike që ka zgjatur për shumë vite, është Shqipëria dhe ligji, e para, pastaj interesat e përveçme të partive politike”, tha Spiropali./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono