Spiropali në ABC News për vendimin e Gjykatës për të ndaluarit e Kukësit

23:15 | 04/04/2018

Vendimi i gjykatës së Kukësit për protestuesit e ndaluar ka qenë në fokus të bisedës në “Mbrëmje në ABC News” e nënkryetares së grupit parlamentar socialist Elisa Spiropali me Mirela Milorin.  Sipas saj është e paparanueshme që opozita nxit ndasitë dhe dhunën.

“Ajo që nuk kuptoj janë deputetët, opozita zyrtare e vendit e cila përleshet me policinë, shan gjyqtaren ofendon kryeprokuroren. Një opozitë që nuk u jep njerëzve shpresë po u fryn ndasive dhe që është më e rënda ndasia jug-veri dhe gjuha e urrejtjes që duan të injektojnë në opinionin publik”- tha Spiropali.

Socialistja foli për kontratën për rrugën e Kombit me koncensionarin dhe mungesën e informacionit./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono