Spiropali: Anulimi i ligjit për arsimin e lartë nuk ka lidhje me kërkesat e studentëve

20:52 | 26/12/2018

Qeveria miratoi sot Paktin për Universitetin, ose atë që kryeministri Rama e quajti “Paketa 8+”. Ndërkohë nga ana tjetër, ditët e fundit në protestën e studentëve u shtua dhe një pikë tjetër, ajo e anulimit të ligjit për arsimin e lartë. E ftuar në studion e ABC News, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, tha se ligji i arsimit të lartë nuk ka lidhje me kërkesat e studentëve. Sipas saj, mazhoranca mendon se problem është moszbatimi i ligjit.

“Asnjë nga problematikat që kanë ngritur studentët nuk flitet për ligjin e arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë nuk ka lidhje me këto. Nuk është problem i ligjit, por problem mosbatimi i ligjit, apo moskuptimi i qëllimit të ligjit.

Duhet të keni parasysh që bëhet fjalë edhe për një ndryshim mendësie. Ajo që studentët e kanë artikuluar. Universitetet menaxhohen në mënyrë klienteliste, nepotike, bajraktare. Njëshi vendos, nuk ka transparencë për fondet. Ky ligj duhet të respektohet deri në fund dhe të zbatohet. Kjo që ka nisur me protestën studentore ishte e domosdoshme dhe besoj se është një fitore në këtë proces që ka nisur”, tha ajo.

Spiropali tha se nëse studentët protesteojnë sërish në Janar me kërkesa të tjera atëherë rruga e vetme është dialogu.

“Dialog, dialog, dialog! Këto ishin vendimet e qeverisë dhe mazhorancës. Patjetër që mund të ketë çështje të tjera. Ato duhet të bëhen vetëm nëpërmjet dialogut. Qeveria u tregua e gatshme jo vetëm t’i dëgjonte, por edhe t’u përulej për shkak se kërkesat e tyre janë të drejta. Ne besojmë që çështjet e adresuara prekin masën më të madhe të studentëve dhe prekin familjet e tyre”, u shpreh ajo.

Procesi që ka nisur qeveria sipas Spiropalit është fillimi i një analize për transformimin e jetës universitare.

“Ky është vetëm fillimi i një procesi analize për transformimin e jetës universitare. Studentët këkuan përgjysmim të tarifave. VKM-ja shkon dhe përtej asaj. Financim i plotë për stedentët ekselentë, ndihmë ekonomike dhe me aftësi të kufizuar.

Të gjithë studentët që do shkojnë në universitet në Janar do përballen me këto tarifa të reja. Është një lajm shumë i mirë për të gjitha familjet. Vendimi për investimet në konvikte. Të shohësh kushtet e konvikteve kanë një ndjeshmëri të shtuar. Bëhet fjalë për një investim prej 3 milionë dollarësh dhe përtej kësaj një investim 16 milionë euro për rehabilitimin e konvikteve dhe një premtim që brenda mandatit një rehabilitim i gjithë konvikteve”, u shpreh ajo./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono